prova

Friday, May 29, 2020

Reflektim

Kur isha në fazat e përgatitjes për t'u bërë mësuese  20 e ca vite më parë, mbaj mend që isha në ankth se si duhet t'i përqendroja nxënësit e mi për të më ndjekur gjatë shpjegimit. Duhet të hartoja strategji dhe të zgjidhja metoda të ndryshme, por mundësitë ishin të pakta. Kisha studiuar pedagogji dhe psikologji arsimore, por pa bërë aplikime praktike. Mbaj mend sa shumë  përpiqesha t'i motivoja, t'i nxisja që t'u interesonte tema, si të lexonin një roman, si të mësonin gramatikën, si do t'i testoja etj. Tani, pas kaq vitesh përvojë, e kuptoj se psikologjia arsimore është themelore dhe shërben shumë për praktika mësimore të studentëve e praktikantëve të rinj që aspirojnë për t'u bërë mësues.
Kur futem në klasë dhe shoh sesi nxënësit veprojnë e mësojnë, kthehem në hierarkinë e nevojave të tij dhe pyes: 
Çfarë i mungon këtij nxënësi? Çfarë nevojash duhen plotësuar për nxënësin kur ai është jashtë shkollën?
 Mësuesit nuk mund të presin që nxënësit të lënë mënjanë nevojat e tyre themelore për hir të testit ose mësimeve të ditës së sotme. Nxënësit me performancë të dobët nuk e kanë aftësinë për të lënë mënjanë nevojat e tyre themelore në mënyrë që ata të mund të përqendrohen në detyrat e të menduarit të shkallës më të lartë. 
Dhe po këta nxënës mund të mos kenë aftësinë për të mbrojtur veten e tyre dhe të deklarojnë atë që u nevojitet.
Ndërsa integroj teknologjinë në klasën time, përsëri kthehem në herearkinë e nevojave. Bëj një listë kontrolli, bëj përshtaten time  me atë të hierarkisë së nevojave dhe e shikoj me një lente dixhitale. Pa përmbushur nevojat fizike të pajisjeve fizike, WiFi dhe bateria, arsimtarët nuk mund të integrojnë teknologjinë. Pa adresuar nevojat e sigurisë së qytetarisë dixhitale, pa vendosur filtra dhe mure zjarri (firewalls), mësuesit dhe nxënësit nuk mund të ndërveprojnë në mënyrë të sigurtë në një fushë dixhitale. Mësuesit kryesisht duhet ta përqendrojnë energjinë e tyre në integrimin efektiv të teknologjisë, por duke përdorur atë teknologji e cila  përdoret në mënyrë që të përmbushë nevojat e përkatësisë dhe respektit. Nxënësit duhet të ndiejnë se i përkasin diçka më të madhe se vetvetja dhe duhet të ndjehen mirë në lidhje me të mësuarit që po ndodh në atë hapësirë. digjitale. Mësuesit mund të përdorin fuqinë e sistemeve të menaxhimit të të mësuarit, si Edmodo dhe Google Classroom, për të krijuar komunitete në internet,  të përdorin shënjat, të bëjnë komente, të ndajnë vlerësime dhe çmime, kjo me qëllimin kryesor për t'i forcuar pozitivisht komunitetet e tyre, si dhe bashkëveprimet që ndodhin në komunitetin e të mësuarit. E gjithë kjo është në mënyrë që nxënësit të bëhen nxënës të vetë-aktualizuar, me motivim të brendshëm, të cilët realizojnë forcën dhe aftësinë e talentit të tyre.

No comments:

Post a Comment