prova

Wednesday, May 27, 2020

Trajnimi mbaroi.

 Çfarë ju bëri më shumë përshtypje gjatë këtij trajnimi?
 A kishte ndonjë ndryshim nga trajnimet e ndjekura më parë?
Odeta Guna
Më vjen keq që mbaroi.Koha nuk ishte aq shumë e mjaftueshme për t'i mësuar këto programe,sidomos me platformën edmodo.Do të ishte e favorshme që të kishte trajnime edhe me pagesë për edmondo se m'u duk një shkollë e vërtetë .Sigurisht të kishim edhe aparatura për ta përballuar këtë program. Mësueset ishin shumë komunikuese,të thjeshta dhe shumë të qarta.U ndjeva sikur isha midis mikeshash.Shumë respekt!Jeni të mirëpritura në shkollën "Jonuz Bega"Vashaj,Peqin për trajnime.
Gazmir Jahiqi Hera e pare qe marr pjese ne nje trajnim online nje eksperience e paharrueshme Nje mrekulli edhe shpjegimi nga trajnueset.
Silvi Radici
Po,ne kete trajnim pervec informacioneve te rendesishme qe morem sigurisht edhe u argetuam. Kjo eshte menyra me e mire per te mesuar.
Alma Lami Ishte shume interesant Alternimi i dy zonjave te nderuara , me nje natyralitet dhe lirshmeri, shkathtesi dhe shume kulture, pergezime per te dyja .. Po ndryshe nga te tjeret ishte gershetimi trajnues-pjesemarres, te qenit aktiv, jo thjeshte degjues por bashkeveprues.etj. Eduart Reci
Mendoj se te gjitha trajnimet jane te vlefshme dhe kane rendesine e tyre por mendoj se ky ishte nje trajnim shume i qarte,terheqes, praktik pse jo edhe argetues per te eksploruar shume gjera te reja! Ju falenderojme! Elisabeta Cobo Me shume pershtypje me beri menyra e komunikimit , korrektesia ,perkushtimi nga ana juaj per te na dhene informacionin ne menyren me te thjeshte per ne në lidhje me platformat e mesimit online, gjithashtu edhe menyra interaktive me quiz-et, Edhe me pare kemi bere trajnime, por e veçanta e ketij trajnimi ishte se na vuri ne pozita te forta pune per tu pershtatur me perdorimin e teknologjise ne profesionin tone.
Renalda Ferra Ishte hera e parë që unë merrja pjesë në një trajnim online. Ishte diçka ndryshe. Mësova mjete dhe platforma të reja që nuk i njihja më parë. Shumë interesante dhe të dobishme. Do mundohem që ti vë në zbatim. Faleminderit për trajnimin.
Vilson Shehu Po kishte, trajnimi i Edmodo dhe trajneret ishin fantastike.
Vana Todhri
Sigurisht qe kishte shume ndryshim nga trajnimet e drejteperdrejta. Per mua ishte hera e pare qe u trajnova online. Dhe per here te pare jam angazhuar kaq shume duke u praktikuar. Do te deshiroja qe gjithmone trajnimet te zhvilloheshin ne kete forme. Behet shume me terheqes. Ju falenderoj shume! Alma Luzo
Trajnimi eshte teper interesant...Mesova shume metoda te reja me te cilat nuk njihesha me pare dhe mendoj se keto metoda jane nje menyre teper e mire per t'ia u prezantuar edhe nxenesve te mi. Me pare, nuk kam marr pjese ne ndonje trajnim online.
Ermira Prevezi Eshte hera e pare e nje trajnimi te kompletuar . Vleresoj trajnueset per ndihmen qe na dhane mbi njohjen dhe abdetimin me platformat online ku ne raste te tjera te pandemive apo te izolimit ti gjendemi prane nxenesve per te bere per ta me te miren e mundshme. Ju faleminderit! Shume faleminderit juve!!!
Miranda Olldashi Materiali i paraqitur ishte i sakte dhe i kuptueshem. Komunikimi i hapur dhe i qarte i trajniereve tona. Gjithperfshirja e pjesemarresve neper fazat e trajnimit.
Edi Shurbani Ishte nje trajmim mbreslenes ku u perzie e reja dixhitale shume e perparuar me ngrohtesine, komunikimin dashamires dhe largpamese te drejtuesve te trajmimit larg akademizmave te renduara. Edlira Rojba Ndryshimi i pare;Ishte trajnim on line. 2.Sa shume nevoje ka mesuesi te eksploroje ne cdo dite te profesionit te tij. 3.Risija ishin te rejat qe perfitova mbi mjetet e mesimit on line dhe platformat. 4.Respekte per zonjat e nderuara te cilat me durim te jashtezakonshem na percollen informacionin e nevojshem.Ishim mesuar me trajnues nervoze te cilet mezi prisnin te perfundonin trajnimin e tyre.
Rajmonda Mataj
Atehere. Trajnimi ishte i mireorganizuar ne te gjitha drejtimet. Secila platforme eshte trajtuar me se miri nga dy trajnueset e nderuara Dhurata Myrtollari dhe Petrina Mataj. Ishte nje trajnim njelloj sikur te ishim ne auditor, asgje nuk i mungonte per nga cilesia dhe gjitheperfshirja. Gjej rastin t'ju pergezoj per impenjimin dhe pergatitjen dhume high. Shpresoj te kem nderin te jem bashke me ju ne trajnime e bashkepunime te tjera. Erjola Ndoci Trajnimi ishte terheqes, kuptimplote dhe produktiv. Nese do me jepej serish mundesia per nje te dyte do e ndiqja pa hezituar.

No comments:

Post a Comment