prova

Friday, May 29, 2020

Reflektim

Kur isha në fazat e përgatitjes për t'u bërë mësuese  20 e ca vite më parë, mbaj mend që isha në ankth se si duhet t'i përqendroja nxënësit e mi për të më ndjekur gjatë shpjegimit. Duhet të hartoja strategji dhe të zgjidhja metoda të ndryshme, por mundësitë ishin të pakta. Kisha studiuar pedagogji dhe psikologji arsimore, por pa bërë aplikime praktike. Mbaj mend sa shumë  përpiqesha t'i motivoja, t'i nxisja që t'u interesonte tema, si të lexonin një roman, si të mësonin gramatikën, si do t'i testoja etj. Tani, pas kaq vitesh përvojë, e kuptoj se psikologjia arsimore është themelore dhe shërben shumë për praktika mësimore të studentëve e praktikantëve të rinj që aspirojnë për t'u bërë mësues.
Kur futem në klasë dhe shoh sesi nxënësit veprojnë e mësojnë, kthehem në hierarkinë e nevojave të tij dhe pyes: 
Çfarë i mungon këtij nxënësi? Çfarë nevojash duhen plotësuar për nxënësin kur ai është jashtë shkollën?
 Mësuesit nuk mund të presin që nxënësit të lënë mënjanë nevojat e tyre themelore për hir të testit ose mësimeve të ditës së sotme. Nxënësit me performancë të dobët nuk e kanë aftësinë për të lënë mënjanë nevojat e tyre themelore në mënyrë që ata të mund të përqendrohen në detyrat e të menduarit të shkallës më të lartë. 
Dhe po këta nxënës mund të mos kenë aftësinë për të mbrojtur veten e tyre dhe të deklarojnë atë që u nevojitet.
Ndërsa integroj teknologjinë në klasën time, përsëri kthehem në herearkinë e nevojave. Bëj një listë kontrolli, bëj përshtaten time  me atë të hierarkisë së nevojave dhe e shikoj me një lente dixhitale. Pa përmbushur nevojat fizike të pajisjeve fizike, WiFi dhe bateria, arsimtarët nuk mund të integrojnë teknologjinë. Pa adresuar nevojat e sigurisë së qytetarisë dixhitale, pa vendosur filtra dhe mure zjarri (firewalls), mësuesit dhe nxënësit nuk mund të ndërveprojnë në mënyrë të sigurtë në një fushë dixhitale. Mësuesit kryesisht duhet ta përqendrojnë energjinë e tyre në integrimin efektiv të teknologjisë, por duke përdorur atë teknologji e cila  përdoret në mënyrë që të përmbushë nevojat e përkatësisë dhe respektit. Nxënësit duhet të ndiejnë se i përkasin diçka më të madhe se vetvetja dhe duhet të ndjehen mirë në lidhje me të mësuarit që po ndodh në atë hapësirë. digjitale. Mësuesit mund të përdorin fuqinë e sistemeve të menaxhimit të të mësuarit, si Edmodo dhe Google Classroom, për të krijuar komunitete në internet,  të përdorin shënjat, të bëjnë komente, të ndajnë vlerësime dhe çmime, kjo me qëllimin kryesor për t'i forcuar pozitivisht komunitetet e tyre, si dhe bashkëveprimet që ndodhin në komunitetin e të mësuarit. E gjithë kjo është në mënyrë që nxënësit të bëhen nxënës të vetë-aktualizuar, me motivim të brendshëm, të cilët realizojnë forcën dhe aftësinë e talentit të tyre.

Wednesday, May 27, 2020

Çfarë dëshiroj të mësoj më tepër?

Arbërora Leti Jam shume e qarte per temat qe kemi zhvilliuar,nese do te kete tema te reja do doja shume te isha gjithmone pjese e trajnive te tilla. Kam marr pjese edhe ne trajnime te tjera por e them me shume sinqeritet eshte trainimi me i bukur dhe me i qarte qe kam bere.

Ju faleminderit për trajnimin! Ishte plot me të reja që në kushte të tjera vet nuk do të kisha mundur t'i mësoja. Ishte kënaqësi. Uroj t'ia kem dalë edhe pse pak në pasiguri sidomos për platformën Edmodo. Kërkon pak më tepër praktik dhe përkushtim. Ishte kënaqësi!

 Ju falenderoj zonja dhe mesuese te nderuara Dhurata dhe Petrina per punen dhe perkushtimin tuaj ne ndihme ne mesuesve .Koha qe po kalojme solli shume te papritura per koleget e mi ,ne drejtim te perdorimit te platformave online te mesimdhenies.E kete problematike te hasur, puna juaj ia beri me te lehte me vidiot udhezuese ,trajnimeve apo nepermjet komunikimit te drejtperdrejte tuajin me mesuesit.Jeni shembulli me i mire per secilin mesimdhenes qe e dashuron profesionin e tij,pasi te jesh mesues eshte mision jo profesion. Perzemersisht faleminderit !
 
Trajnim me shumë vlerē. Vlerësim maksimal për komunikim , etikë dhe profesionalizëm nga të dyja zonjat e nderura,Dhurata& Petrina! Do jem e privilegjuar të jem e përzgjedhur në trajnimet tuaja të radhës.
Qe mbaroi na erdhi keq. Rrodhi shume lirshem,pa as me te voglin problem. Tani presim Certifikaten online , si produkt i kesaj pune te bukur. Deshiroj qe te takohemi ne trajnime te tjera me zyshat e nderuara! Mirupafshim! Albana Xhafa Patjeter qe kishte ndryshim . qe tek komunikimi trajtimi qe ju i bete situatse. dhe nuk u ndjeva asnjeheree qe isha perballe trajnuesve qe dine shume e me shume se une dhe qe nuk me pane me indiferentizem apo nuk qeshen me naivitetin e detyrave apo pergjigjeve tona prej fillestaresh. nuk mesova vetem ne teknologji por kumunikim bashkeveprim dhe qetesine tuaj

Trajnimi i datës 27.05.2020

Trajnimi mbaroi.

 Çfarë ju bëri më shumë përshtypje gjatë këtij trajnimi?
 A kishte ndonjë ndryshim nga trajnimet e ndjekura më parë?

Saturday, May 23, 2020

Trajnimi i grupit të 5-të 26-28 maj 2020

Trajnim i grupit të 5-të në seminarin në internet "Moduli K-12"
Aktiviteti 1.Harta e pjesëmarrësve
Aktiviteti 2. Prezantohuni kush jeni?
Aktiviteti 3. Testi hyrës në Modul K-12

Aktiviteti 4. http://www.menti.com
Aktiviteti 5. Diskutojmë së bashku.
Aktiviteti  6. 
Mjetet online për mësimin online.

Aktiviteti 7. Regjistrohu te grupi në Edmodo.
Aktiviteti 8. Regjistrohu në Google Classroom.
Aktiviteti 9: Krijo klasën tënde
Aktiviteti 10: Plotëso detyrat në platformat që mësuat.
 Testi përfundimtar: 
Testi përfundimtar i Modulit K-12


Trajnimi i grupit të 4-të 21-23 maj 2020

Trajnimi rreth platformave online